Giggs beson në të rinjtë e United

dardanmiftari | Monday, July 19, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, beson se të rinjtë e klubit janë të gatshëm që ta shpijnë klubin drejt sukseseve të mëtutjeshme.
“Unë jam i sigurt se këta lojtarë të rinj do të bëhen më të mirë dhe më të mirë. Unë shoh përkushtim. Ata duan të mësojnë, ata duan të luajnë për United, duan të futen në ekipin e parë dhe të qëndrojnë në ekip. Kështu ishte edhe ne kur ishim më të rinj dhe shoh të njëjtën dëshirë në këta lojtarë të rinj”.
“Shpresoj se përkushtimi dhe uria e tyre do t’i bëjnë ata të punojnë edhe të luajnë edhe më mirë, sepse ata do të na nevojiten”, ka thënë Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...