Cisse dëshiron të kthehet te Liverpooli
Sulmuesi i Panathinaikosit, Djibril Cisse, shpreson që të bëjë një rikthim në Ligën Premier që të luajë sërish për klubin e tij të dikurshëm, Liverpool.
28-vjeçari ka luajtur për dy sezone me Liverpoolin para se t’i bashkëngjitej skuadrës franceze Marseille në vitin 2006. Më pas ai qëndroi një kohë i huazuar te Sunderlandi, para se t’i bashkëngjitje skuadrës greke në vitin 2009, me të cilën ka arritur të shënojë 23 gola sezonin e kaluar.
“Te Liverpooli nuk mu dha rasti, te Sunderlandi kalova momente të mira, mirëpo unë preferoj të kthehem te Liverpooli- kjo do të ishte mirë. Më pëlqen Arsenali, sepse miqtë e mi janë aty. Manchesteri është i mirë, por klubi im është Liverpooli- nga këndvështrimi im për klube”, ka thënë francezi për Sky Sports News.
Category: Futboll
0 Komente