City konkurrent për titull

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se Manchester City do të jetë njëri nga kërcënuesit për titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Blutë këtë afat kalimtar kanë transferuar vetëm Yossi Benayounin nga Liverpooli dhe të riun çek Tomas Kalas, ndërkohë që kanë lejuar largimin e Joe Cole, Michael Ballack dhe Juliano Belletti.
Kështu, duke përcjellë shpenzimet që po bën City për përforcimin e skuadrës, Ancelotti thotë se këtë sezon ‘pasanikët’ do të garojnë për titull.
“City ka shpenzuar më shumë se çdo skuadër në Evropë. Qëllimi i tyre këtë sezon nuk është vetëm vendi i katërt. Ata do të garojnë me neve për titull”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...