Defoe synon qëndrim të gjatë në Tottenham

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, do të dëshironte ta kalojë gjithë pjesën e mbetur të karrierës së tij me Spurs.
Ylli anglez, i cili është për të dytën herë te Tottenham, pasi më herët ishte larguar për të kaluar një sezon te Portsmouth, është i lumtur në White Hart Lane dhe është i gatshëm që shpenzojë gjithë karrierën atje.
“Në fund të fundit unë po luaj me disa lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kaq dua. Ekipi është plot me ndërkombëtarë dhe kur luani e dini se duhet të luani mirë pasi një lojtar po aq i mirë sa ju, mund të vijë dhe të bëjë të njëjtën gjë si edhe ju”.
“Gjithmonë kam thënë se nëse luaj me lojtarë të shkëlqyeshëm jam i lumtur. Andaj, pse nuk do të dëshironit t’ia jepni besimin një klubi të tillë”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...