Robben: Sneijder është pasues ideal për Scholes

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka porositur Manchester United të transferojnë yllin e Interit, Wesley Sneijder.
Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, tha së fundi se ata ende nuk kanë bërë ofertë për Sneijder, por Robben mendon se klubi i Ligës Premier ka nevojë për bashkëkombësin e tij.
“Sneijder për mua është lojtari më i mirë në botë në 12 muajt e fundit. Lionel Messi është dukshëm një talent fantastik, por është shumë lehtë të thuash se ai (Sneijder) është më i mirë tash”.
“Personalisht mendoj se ai ka një shans shumë të mirë që t’i bashkohet Manchester United. Unë jam një admirues i madh i Paul Scholes, ai është një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij dhe sinqerisht mendoj se Sneijder është i vetmi lojtar në botë që është i aftë të zëvendësojë atë”, thënë Robben për Daily Star.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...