Dunga: Nuk kanë faj lojtarët

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Ish-përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka marrë gjithë përgjegjësinë për eliminimin e hershëm nga Kampionati Botëror, duke thënë se për këtë nuk janë fajtorë lojtarët.
“Lojtarët dhanë gjithçka. Unë nuk kam çfarë të kërkoj nga ata. Ne bëmë atë që kemi mundur të bëjmë. Ndërgjegjja ime është shumë e qartë. Unë kam dashur të fitoj, por kjo nuk ndodhi. Çfarë mund të them tjetër”, tha Dunga për një gazetë braziliane.
Ish-trajneri i Milanit, Leonardo, është favoriti kryesor për të marrë nën drejtim kombëtaren braziliane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...