Fabregas: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë krenarë

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Cesc Fabregas ka thënë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë krenarë që dy lojtarë të klubit nga Emirates do të luajnë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Në ekipin kundërshtar gjendet kolegu im, Robin van Persie. Unë kam shkëmbyer mesazhe me të dhe e kam kuptuar se mënyra e vetme për t’u përballur do të ishte finalja. Ne kemi bërë shaka me këtë në fazat e hershme, por ja që vërtetë ndodhi”.
“Është mirë për ne dhe është mirë për Arsenalin që ka dy lojtarë në finalen e Botërorit. Është pak e çuditshme… Arsenali është kthyer në stërvitje kurse ne jemi këtu duke përfunduar sezonin. Unë e di se ku kam dëshirë të jem dhe këtë e di edhe Van Persie. Ai është lojtar i mirë dhe shumë i rrezikshëm”, tha Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...