Mourinho kërkon Chivun

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke punuar në një plan për transferimin e mbrojtësit e Interit, Christian Chivu, njofton Sport.
Mourinho ka biseduar me Florentino Perezin të cilit ia ka kërkuar mbrojtësin rumun, pasi mësoi se transferimi i Giorgio Chiellinit nga Juventusi është i pamundur. Transferimi i Chivus mund t’i hapë rrugë kalimit të Maicon, negociatat për të cilin kanë stagnuar.
Mourinho e kërkon Chivun për shkak se Marcelo nuk është i mjaftueshëm për krahun e majtë. Sidoqoftë, Massimo Moratti thuhet se nuk është i gatshëm t’i shesë lojtarët e tij, pasi ka kërkuar nga Benitez t’i mbajë ata.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...