Gomes: Nuk është gjithçka para

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Portieri i Tottenhamit, Heurelho Gomes, u ka tërhequr vërejtjen shpenzuesve të mëdhenj të Manchester Cityt se paraja nuk garanton sukses.
“Ju kurrë nuk fitoni gjëra vetëm me emra të mëdhenj, ju duhet ta bëni atë si ekip, jo vetëm si emra. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, por nuk mendoj se sezonin e kaluar ata luajtën në mënyrën më të mirë”.
“Me lojtarët që ka Manchester City, duhet të bëj më mirë se sa që bëri sezonin e kaluar. Nëse ata i vënë të gjithë emrat e tyre në fushë dhe punojnë si ekip, atëherë do të jetë ekip i mrekullueshëm”, u shpreh gardiani i Spurs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...