Hamann: City do të ketë telashe

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Ish-lojtari i Manchester City, Dietmar Hamann, beson se tentimet dhe blerjet e shumta të pakontrolluara të Manchester Cityt janë të destinuara për të dështuar.
“Unë vërtet nuk pajtohem me atë që po bën City. Ata ndërrojnë 10 deri në 15 lojtarë çdo vit dhe nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, ata nuk do të shkojnë askund. City ka me miliona për të shpenzuar në lojtarë të rinj, por duhet ta bëni këtë me mençuri dhe unë nuk jam i sigurt se ata e kanë bërë këtë. Ata janë mashtruar shumë kur e lanë të largohet një lojtar si Richard Dunne. Ai është shumë më i mirë se qendërmbrojtësit e tyre, për të cilët kanë paguar pesë ose 10 herë më shumë”.
“Unë e di se tifozëve u pëlqen që ekipi i tyre të bëjë këto transferime, por emra të mëdhenj nuk ju fitojnë tituj, nëse nuk keni ekip. Nëse e shikoni skuadrën e cila do të startojë sezonin ndaj Tottenhamit, atëherë lojtari që qëndroi më gjatë në klub do të jetë dy vjet. Unë nuk i shoh ata si kandidatë për titull. Nëse vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë për momentin, atëherë nuk e di se si mund ta sfidojnë Manchester Unitedin apo Chelsean”.
“Top katërshja duhet të jetë formalitet për ata pas gjithë parave të shpenzuara, por nuk jam i sigurt se do të jetë. Ata është dashur të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por ata nuk ia arritën dhe sipas të gjitha gjasave ata as këtë sezon nuk do t’ia arrijnë. Ata do të kenë punë me Unitedin, Chelsean, Arsenalin, por Liverpooli do të jetë më i fortë se ç’ka qenë. Kështu edhe për Tottenhamin, dhe Evertoni gjithashtu është i rrezikshëm nëse fillon më mirë se sezonin e kaluar”, deklaroi Hamann për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...