Hernanes pranë Lazios

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duket se është njeri që po i mbanë fjalët, pasi që kishte premtuar transferime dhe me sukses është një nënshkrim larg transferimit të mesfushorit fantastik të Sao Paulos, Hernanes.
“Takimi i mbajtur dje mes presidentit të Sao Paulos dhe drejtorit të Lazios Igli Tare shkoi mirë. Sao Paulo ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh dhe grupi i trafikut, që ka një përqindje të aksioneve të kontratës së tij, ka dhënë dritën e gjelbër. Aktualisht është duke u biseduar për detajet tjera, si paga e lojtarit, por edhe këtu ekziston distancë minimale mes të dyja palëve”, ka thënë një burim për Lalaziosiamonoi.
Për Hernanes në të kaluarën të interesuar kanë qenë klube të mëdha si Inter dhe Milan, por duket se Lazio nuk ka fjetur për mesfushorin kualitativ.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...