Iniesta: E ardhmja e Torres, brenda dy javësh

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Mesfushori kreativ i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë për Daily Express, se Fernando Torres do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas pushimeve.
“Fernando ka qenë plotësisht i fokusuar në Spanjën dhe ne as që kemi biseduar për të ardhmen e tij deri dje mbrëma. Ai do të shkojë në pushime me bashkëshorten dhe vajzën e tij, më pas do të bisedojë me Liverpoolin dhe do të merr vendime”.
“Ai klub që e ka atë, ka fat që e ka në skuadër. David Villa thotë se Torres është sulmuesi më i kompletuar në botë, ndërsa e ardhmja e tij vendoset pas dy javësh”, deklaroi Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...