Interi, presion për Rossin dhe Forlan
Interi shpreson në transferimin ose të Giuseppe Rossit nga Villareali ose në atë të Diego Forlanit nga Atletico Madridi, si zëvendësim për Mario Balotellin.
Il Corriere dello Sport pohon se Interi është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë euro për italianin e Villarealit. Shtypi italian e sheh Rossin si favorit për zëvendësimin e Balotellit dhe pasi kaloi tre vite në La Liga, ai do të dëshironte që të kthehej në vendlindje.
Nga ana tjetër, La Gazzeta dello Sport shkruan se Interi pëlqen edhe uruguaianin Diego Forlan, me Massimo Morattin që kishte deklaruar të mërkurën se “Forlan është i fortë dhe po bëhet më i mirë vit pas viti”.
Interi do të duhet të paguajë edhe për Forlan rreth 20 milionë euro, por për shkak të moshës do të preferonte Giuseppe Rossin.
Category: Futboll
0 Komente