Johnson: Unë jam Messi i Anglisë

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Ylli i Manchester Cityt, Adam Johnson, pret që të jetë lojtar kyç në kombëtaren angleze, pasi që ai ka premtuar se do të sjellë lojën e Lionel Messit në shtabin anglez.
“Unë mungova në Botëror, por tani është harruar. Ndoshta është një fillim i ri për të gjithë dhe ndoshta do të ndjehet sikurse një fushë e nivelizimeve”.
“Shpresoj se do ta gjej veten ndaj Hungarisë. Unë isha një nga ata lojtarët në formë para Botërorit, por ishte shkruar të mos luaja në Botëror. Ka shumë lojtarë të mirë që luajnë në krah dhe punojnë për ekipin nga ana defensive. Përpos Robbenit, Messit dhe Riberyt, nuk ka shumë lojtarë të cilët dinë të kalojnë lojtarë me shkathtësi. Ata janë lojtarët të cilët më pëlqejnë”, deklaroi Johnson për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...