Mourinho, tani e tutje me 4-3-3

dardanmiftari | Sunday, June 19, 2011 | 3 Komente

Trajneri i Real Madridit, është i gatshëm ta harrojë formacionin e tij 4-2-3-1, për të shfrytëzuar sistemin 4-3-3, gjithnjë sipas Marca.


Ky ndryshim do ta lejonte Nuri Sahin të spostohej në krahun e majtë të mesfushës së përbërë prej tri njerëzve.


Sezonin e kaluar Jose Mourinho përdori formacionin 4-2-3-1, megjithëse ndryshimet që Mourinho mendon t’i bëjë, nuk do ta prekin vetëm mbrojtjen, por do ta forcojnë edhe sulmin.


Mendohet se Khedira do të luajë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa Alonso në qendër, kurse Ozil, së bashku me Ronaldon dhe Benzeman do ta përbëjnë sulmin bombastik madrilen.


Formacioni i ri, nëse fillon të aplikohet nga Mourinho, do të dukej kështu: Casillas; Ramos, Pepe, Riccardo Carvalho, Coentrao; Khedira, Alonso, Sahin; Ozil, Benzema, Ronaldo.


Casillas
Ramos – Pepe – Carvalho – Coentrao
Khedira – Alsono – Sahin
Ronaldo – Benzema – Ozil

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

3 comments:

  1. ky formacion eshte shume i mire por duhet me majt rezer benzeman per me qit dimarian

    ReplyDelete
  2. perfekt vetem se khediren duhet larguar dhe aty duhet hamit altintop dhe normal di marian ne ndryshim me ozil dhe eshte shkateruese ky formacion hamit mund te luaj edhe ne vend te alonsos eshte i gjithanshem ai
    URIME MURINHO

    ReplyDelete
  3. perfekt murinoh je ma i miri ne bott bravoo ska si ekipi i real madridit

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...