Jol qëndron te Ajaxi
Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, ka vendosur të refuzojë klubin nga Liga Premier, Fulham, për të qëndruar te gjiganti holandez.
Pas largimit të Roy Hodgson drejt Liverpoolit, Fulhami është në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa Jol ishte kandidati kryesor për ta zënë atë post.
Është thënë se trajneri holandez kishte dashur të shijonte një tjetër aventurë në Ligën Premier, por duket se drejtori i Ajaxit, Rik van den Boog, ka arritur ta bindë atë që të qëndrojë.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Ajaxi. Unë vetëm kërkoja sqarime për të ardhmen e klubit dhe këtë e mora kur bisedova me Rik van den Boog, mëngjesin e të mërkurës. Fulhami ishte vetëm një alternativë e bukur”, ka thënë Jol për De Telegraaf.
Category: Futboll
0 Komente