Klose: Spanja nuk është e pandalshme
Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, ka këmbëngulur se kundërshtari i gjysmëfinales së Botërorit të sivjetmë, Spanja, nuk është e padukshme dhe e pandalshme.
“Nuk mund ta krahasoni këtë ndeshje me finalen e para dy viteve. Ekipet kanë ndryshuar, janë lojtarët tjerë dhe unë mendoj se jemi përmirësuar shumë. Kjo do të tregohet të mërkurën”, ka thënë Klose.
Gjermania takohet me Spanjën të mërkurën në duelin e dytë gjysmëfinal të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente