Paraguai: FIFA të kërkojë falje
FIFA nuk ka dashur t’i kërkojë falje Paraguait për referimin e dobët në ndeshjen Paraguai-Spanjë, ku latino-amerikanët janë dëmtuar nga gabimet e gjyqtarit, me ç’rast dhe janë eliminuar.
Përzgjedhësi i Paraguait, Gerardo Martino, beson se Pique është dashur të përjashtohej nga loja, duke e falënderuar ironikisht FIFA-n për atë se e kualifikoi Spanjën me dëshirë të saj, duke kërkuar nga organi më i lartë i futbollit, t’u kërkojë falje paraguaianëve për referimin katastrofal të gjyqtarit nga Guatemala, Carlos Batres.
Megjithatë, zëdhënësi i FIFA-s, Pekka Odriozola nuk ka dashur të dëgjojë për kërkesën e Martinos, duke thënë për Marca: “Tani nuk kemi informacione sa i përket incidentit dhe nuk do të kërkojmë falje”.
Nuk është hera e parë që Carlos Batres është shkaktar i disfatave të Paraguait. Ai drejtoi ndeshjen e Paraguait ndaj Gjermanisë në Botërorin e vitit 2002, ku dhe nuk e referoi një penalti të pastër pas një ndërhyrjeje të ashpër të Michael Ballack.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente