Kuyt: E gjithë bota mbështet Holandën

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, ndjen se tifozë nga e gjithë botë janë duke e mbështetur Holandën që ta fitojë Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
“Është shumë e vështirë të themi se si janë pritur paraqitjet tona në publikun holandez dhe atë botëror, por nëse do të gjykoja në bazë të e-mailave dhe mesazheve tjera që kam marrë, unë do të thosha se e gjithë bota na mbështet”.
“Natyrisht unë di mjaft për Spanjën nga djemtë spanjoll te Liverpooli, por Gjermania natyrisht do të ishte kundërshtar i veçantë për mua. Në fakt, kjo nuk më intereson dhe aq”, ka thënë Kuyt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...