Miguel Nadal, asistent i Laudrup te Mallorca

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Sipas Marca, xhaxhai i tenistit, Rafael Nadal, Miguel Angel Nadal, është kthyer në Ishujt Kanarie, pesë vite pasi ishte penzionuar si futbollist, për t’iu bashkuar stafit të Michael Laudrup te Mallorca.
Miguel Angel Nadal është një prej legjendave të Mallorcas dhe Barcelonës, ndërsa tani ka shprehur kënaqësinë që të jetë në stafin e njërit prej futbollistëve më të mirë danez të të gjitha kohëve, Michael Laudrup, për të cilin ai mendon se do të kultivojë stil tërheqës të futbollit. Nadal bëri të ditur se qëllimet e Mallorcas do të jenë sipas mundësive, por nuk përjashtohen dhe befasi si në rangun ndërkombëtar ashtu dhe në atë spanjoll.
Nadal konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në histori të Mallorcas, ndërsa ka pasur karrierë të bujshme edhe me Barcelonën. Sporti te familja Nadal është një zeje ‘brez pas brezi’ pasi që Miguel Angel Nadal është xhaxhai i tenistit numër një në botë, Rafael Nadal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...