Zyrtare: Tomas Kalas lojtar i Chelseat
Chelsea ka arritur të kompletojë transferimin e njërit prej futbollistëve më të talentuar sot në Evropë, atë të 17-vjeçarit nga Çekia, Tomas Kalas, për një shumë që spekulohet të jetë rreth 5.5 milionë euro.
Detajet zyrtare se cila është shuma e transferimit nuk janë bërë të ditura nga klubi londinez, por ajo që dihet është se lojtari do të qëndrojë edhe një vit në vendlindje si huazim, para se të kalojë në radhët e Chelseat. Pas mesfushorit të talentuar çek kanë qenë edhe Arsenali, Bayer Leverkusen dhe Milani.
“Ne ndjejmë se ka shumë potencial në atë lojtar dhe kemi ndjerë se ishte koha e duhur për ta transferuar atë. Por, do të ishte mirë për të që të qëndronte atje dhe të përfitonte përvojë, ndërsa ne po shikojmë se si ta marrim në ekipin e parë vitin e ardhshëm. Ai është një mesfushor i krahut të djathtë që mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë”, deklaroi Neil Bach, menaxheri i akademisë së Chelseat.
Category: Futboll

0 Komente