Lazio transferon Garridon

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Lazio edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Javier Garrido, njofton klubi anglez në faqen zyrtare të tij.
Spanjolli nuk arriti që të gjente vend në përbërjen e Manchester Cityt, sidomos pas transferimit të Kolarov, pikërisht nga Lazio. Tani Garrido ka kaluar te Lazio për 2.5 milionë funte, ku pritet që ta zëvendësojë serbin e larguar në drejtim të Cityt.
“Garrido është lojtar i Lazios. Ai ishte zgjedhja jonë e parë për të zëvendësuar Kolarovin”, theksoi të premten pasdite presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...