Loew: Ekipi im, shpirt kampioni
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë pas turpërimit që ia bëri skuadra e tij asaj të Argjentinës, në sfidën çerekfinale të Botërorit 2010.
“Si luajtëm në pjesën e dytë, është vetëm klas. Ky ekip ka shfaqur shpirt kampioni. Rezultati i fitores, është pothuajse i paimagjinueshëm”.
“Ne jemi në top katërshen e botës, por ka edhe shumë punë për këtë ekip. Ne kemi dy ndeshje të mëdha para nesh. Por, ne e kemi në dorën tonë dhe ne mund të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha këtu”, deklaroi Loew.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente