Mallorca përjashtohet nga Europa League

dardanmiftari | Friday, July 23, 2010 | 0 Komente

UEFA ka vendosur që të mos japë leje klubit nga La Liga, Mallorca, për të luajtur në sezonin e ardhshëm të Europa League.
Mallorca përfundoi në pozitën e pestë sezonin e kaluar dhe kështu siguroi një vend për Europa League, ndërsa problemet financiare kanë detyruar UEFA-n ta përjashtojë Mallorcan për mospërmbushje të kritereve.
“Në bazë të të gjitha rekomandimeve të ekspertëve, komisioni disiplinor mendon se klubi nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme për licencën në pajtim me rregullat e licencimit të UEFA-s, pasi që klubi nuk i ka përmbushur obligimet sikurse është definuar në rregullore”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.
Reagimi i Mallorcas ishte i shpejtë: “Vendimi i UEFA-s është mjaft befasues si në formë ashtu dhe në substancë. Klubi do të shqyrtojë hapat legal pasi të pranojë gjithë rezulutën. RCD Mallorca pendohet për zhgënjimin që do t’u sjell tifozëve vendimi i UEFA-s”, shkruan në komunikatën e klubit ishullor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...