Milito: Dua përsëritjen e tripletës

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, shpreson që të vazhdojë formën e mirë të tij dhe të skuadrës, pasi që dëshiron ripërsëritjen e suksesit të sezonit të kaluar.
“Objektivat tanë? Të përsërisim atë që bëmë sezonin e kaluar nuk është e lehtë, kurrë nuk ka qenë e lehtë, por ne do të japim maksimumin. Sezoni i kaluar padyshim se ishte më i miri i karrierës time. Është një sezon të cilin nuk mund ta harroni, më i rëndësishmi”.
“A kam ndryshuar? Jo. Unë jam gjithmonë i njëjti dhe kam motivim të ri dhe synime të reja para meje. Unë kam folur pak me Benitezin, por nuk jam njeriu që duhet të tregoj se a është Benitez trajner i madh dhe me përvojë”, ka thënë Milito për Inter Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...