Milito mezi pret sezonin e ri

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është i gatshëm për fillimin e sezonit të ri, pasi që pret suksese të mëtutjeshme me Nerazzurët.
“Unë jam i lumtur, shumë i lumtur të jem këtu me bashkëlojtarët e mi. Unë jam i lumtur që i shoh të gjithë për ta rifilluar punën. Nuk më pritet sezoni i ri”, theksoi Milito për Inter Channel.
Argjentinasi ka hyrë në analet e historisë së Interit me dygolëshin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve, që i dha Interit këtë trofe për herë të parë pas 38 vitesh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...