Muller: Spanja do ta fitojë Botërorin

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Spanja dhe Holanda takohen të dielën në finalen e madhe të Johannesburgut për Kupën e Botës 2010 dhe njëri ndër futbollistët më të mirë të këtij Botërori, Thomas Muller, ka thënë se Spanja do ta fitojë titullin e më të mirit të globit.
“Për potencialin që kanë, Spanja do të jetë kampione. Ata janë një grup fantastik, shumë mirë i organizuar dhe shumë kreativ në sulm, me futbollistë të klasit botëror. Është e vërtetë se ata nuk kanë luajtur mirë siç kanë qenë pritjet, por ata kanë mësuar se si të fitojnë. Natyrisht, unë do të mbështes dy kolegët e mi, Mark van Bommel dhe Arjen Robben. Por, para së gjithash pres një ndeshje të mrekullueshme”, tha Muller.
Ai shtoi se komplimentet që ka marrë në Afrikën e Jugut kanë qenë për shkak të paraqitjeve të mira dhe si faktor për suksesin e tij e ka cekur mos ndikimin nga presioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...