Webb: Nuk kam konflikt interesi

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Howard Webb Njeriu që pritet ta drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të vitit, Howard Webb, ka deklaruar se ai nuk ka kurrfarë konflikt interesi me ekipet që do të ndeshen në finale, duke hedhur poshtë spekulimet e mediave spanjolle se gjyqtari anglez do ta favorizojë Holandën.
Webb e drejtoi dhe ndeshjen Spanjë-Zvicër, të cilën e fitoi Zvicra me rezultat minimal, ndërsa mediat spanjolle kanë thënë se Webb ka marrë disa vendime të padrejta për Spanjën.
“Nuk jam në dijeni për këto spekulime. Nga këndvështrimi ynë, ndeshja shkoi vërtetë lehtë. Ajo nxori në fund të ndeshjes një rezultat befasues dhe në fakt Spanja pësoi humbje, por nga këndvështrimi jonë ishte lojë e pastër. Natyrisht, unë hyj në ndeshjen e nesërme pa konflikt interesi për çdo skuadër ose lojtarë që do të marrë pjesë në finale”, tha Webb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...