Oktapodi Paul sërish i pagabueshëm

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Gjermania është kombëtarja e tretë më e mirë në Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010, pikërisht ashtu siq ka parashikuar edhe Oktapodi Paul pasi ka mposhtur Uruguain me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Nelson Mandela Bay Stadium në Port Elizabeth.
Mbase pa presionin e të luftuarit për titull, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të hapur duke krijuar mjaft raste dhe nuk munguan as golat.
Gjermanët patën iniciativën të parët dhe arritën të kalojnë në epërsi falë një goli të shënuar nga i rikthyeri në ekip, Thomas Muller (19’). Pas një goditje nga largësia të Bastian Schweinsteiger, portieri Fernando Muslera largon topin, që arrin në këmbët e Muller, i cili nuk fal nga afërsia.
Por pas gati dhjetë minutash lojë të zgjedhur e trajnerit Oscar Tabarez arritën të barazojnë rezultatin. Pas një harkimi në zonë të të rikthyerit te Uruguai, Luis Suarez, Edinson Cavani shënon në portën e portierit gjerman Manuel Neuer.
Pjesa e dytë filloi në favor të Uruguait, por përfundoi keq për ta. Pesë minuta në pjesë të dytë, një harkim i Egidio Arevalo u shfrytëzua nga Diego Forlan që shënoi një gol të shkëlqyeshëm për të kaluar amerikano-jugorët në epërsi.
Por pas pesë minutash tjera, gjermanët arritën të barazojnë rezultatin. Një harkim i Jerome Boateng, gjen Marcell Jansen që shënon pas një reagimi të dobët të portierit Muslera.
Edhe pse uruguaianët krijuan disa raste, ishin gjermanët ata të cilët tetë minuta para fundit të ndeshjes shënuan golin e fitores. Një harkim nga këndi i Mesut Ozil, shkaktoi huti në mbrojtjen uruguaiane, dhe aty më së miri u gjend Sami Khedira që vulosi fitoren e gjermanëve.
Diego Forlan pati rastin të rikthejë Uruguain në lojë, por vetëm preku vetëm shtyllën me një goditje nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të kohës shtesë.
Kjo është hera e dytë radhazi që Gjermania fiton vendin e tretë në Botëror, ndërsa po ashtu hera e dytë që fiton për këtë pozitë ndaj Uruguait. Kjo e fundit për herë të parë kishte arritur deri në këtë shkallë në një Botëror në vitin 1970, kur po ashtu ishte mposhtur nga Gjermania Perëndimore aso kohe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...