Robben: Villa nuk është i rrezikshëm

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Spanjës, David Villa, është një nga golashënuesit më të mirë të këtij Botërori me pesë gola, por anësori i Holandës, Arjen Robben, më shumë frikësohet nga mesfusha e Spanjës se nga vetë David Villa.
“Ata që duhet t’i shikojmë janë Xavi dhe Iniesta, që të dy e bëjnë lojën e Spanjës dhe ia japin topat Villas. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të luajnë, të kenë liri. Ne duhet t’i mbajmë ata shumë mirë, sepse nëse u japim hapësirat më të vogla, atëherë ne do të kemi probleme”.
“Ne kemi një bllok shumë solid, me dy mesfushorë si Nigel de Jong dhe Mark van Bommel, të cilët të dy janë referencat tona, si dhe katër mbrojtës të cilët janë prapa tyre. Ata janë forca kryesore e ekipit tonë. Dhe më pas kemi katër futbollistë me cilësi individuale që mund ta bëjnë diferencën. Ata mund të vijnë nga askund për të shënuar gol. Ne do ta fitojmë finalen”, deklaroi Robben për De Telegraaf.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...