Owen: Rooney i vërtetë nuk ishte në Botëror
Michael Owen thotë shoku i tij i skuadrës te Manchester United, Wayne Rooney, nuk e ka treguar veten në Afrikën e Jugut.
Ai është një prej njerëzve të rrallë që mund të shpjegojë më mirë atë çfarë Rooney, i cili zhgënjeu në Kupën Botërore, po kalon së fundmi.
“Jam përballur me këtë situatë më herët. Disa lojtarë mund të thyhen nga kritikat, por presioni është në jetën e Wayne. Ai jeton me presionin çdo ndeshje”, thotë Owen.
“Ai nuk ishte Rooney i vërtetë, që luante në fushë. Ndoshta e ka ndjerë efektin e sezonit, por nuk e dimë”, ka shtuar sulmuesi anglez.
Category: Futboll

0 Komente