Prandelli të ftojë Cassanon dhe Balotellin

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Italia definitivisht ka filluar të marrë formë të re me Cesare Prandellin në krye, pasi që përzgjedhësi i Italisë do të ftojë në kombëtare lojtarë si Antonio Cassano dhe Mario Balotelli, duke përfshirë dhe lojtarët tjerë me origjinë nga vende të tjera.

La Gazzeta dello Sport pohon se Cesare Prandelli i ka Balotellin dhe Cassanon ndër emrat e parë të listës së tij, ndërsa ka bërë ndryshime të mëdha, pasi që nuk do të ftojë shumë lojtarë që morën pjesë në Botëror, si Iaquinta dhe Di Natale.


Lista e mëposhtme është lista të cilën e ka publikuar gazeta italiane, e në të cilën janë përfshirë lojtarët që asnjëherë nuk kanë mbrojtur ngjyrat e Italisë, ashtu si Thiago Motta, Christian Ledesma dhe Mario Balotelli.


Portierët: Salvatore Sirigu, Emiliano Viviano, Marco Storari, Antonio Mirante.


Mbrojtësit: Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Luca Antonini, Cristian Zaccardo, Mattia Cassani, Alessandro Gamberini, Salvatore Bochetti, Christian Maggio.


Mesfushorët: Thiago Motta, Cristian Ledesma, Daniele Gallopa, Andrea Pirlo, Daniele De Rossi, Riccardo Montolivo, Claudio Marchiso, Simone Pepe, Angelo Palombo.


Sulmuesit: Alberto Gilardino, Maco Borriello, Giampaolo Pazzini, Antonio Cassano, Mario Balotelli, Giuseppe Rossi, Fabio Quagliarella, Marco Marchionni, Rafaele Palladino.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...