Reali të nxitojë, sepse City interesohet për Maicon

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Douglas Maicon ia ka tërhequr vërejtjen Real Madridit që të nxitojë sa i përket transferimit të mbrojtësit brazilian, pasi që edhe Manchester City është i interesuar.
“Maicon është në treg, por nuk e dimë se cilat janë kërkesat e Interit. Marrëveshja me Real Madridin është e qartë. Unë shpresoj të kem më shumë qartësi në orët e ardhshme. Është e qartë që klubi që e transferon një lojtar duhet të mendojë ta paguajë më shumë se ç’është e nevojshme, por ndoshta Real Madridi po e nënvlerëson vlerën e lojtarit”.
“Te Reali ka lojtarë që fitojnë 12 milionë euro në vit. Maicon ishte një investim i madh për Interin dhe është e drejtë që ata dinë t’ia vendosin çmimin. Gjëja që më befason më së shumti është sjellja e Real Madridit. Ata e nënvlerësojnë mbështetjen që mund t’ua japë një kampion si Maicon. Opsioni i parë i Maicon është Real Madridi. Manchester City është shumë i interesuar, por Reali është i pari. Ne do të tentojmë të gjejmë një zgjidhje me Real Madridin për pagën e Maicon”, ka thënë Antonio Caliendo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...