Schweini: Jam krenar

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Gjermania zuri vendin e tretë ashtu si në Botërorin e kaluar, ndërsa me këtë sukses ndihet krenar njëri nga liderët dhe lojtarët më të mirë të ekipit kombëtar gjerman, Bastian Schweinsteiger.
“Kjo ishte shumë me rëndësi edhe për tifozët tanë në Gjermani. Unë jam shumë krenar që e kam luajtur Botërorin me një skuadër të tillë. Kapiteni? Michael Ballack është kapiteni i Gjermanisë dhe s’ka çfarë të diskutohet këtu”, theksoi Schweinsteiger.
Njëri ndër golashënuesit, Sami Khedira, u shpreh gjithashtu pas ndeshjes të cilën e vulosi ai me golin e tij me kokë, duke thënë: “Natyrisht ne kemi shpresuar për më shumë, por tek e fundit edhe ndeshja për vendin e tretë ishte si finale, të cilën kemi dashur patjetër ta fitojmë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...