Tabarez: Ishim të barabartë

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, beson se skuadra e tij e meritoi një rezultat më të mirë se sa humbjen prej 3-2 ndaj Gjermanisë, duke thënë se ekipi i tij ishte i barabartë me Gjermaninë.
“Ne arritëm të bëjmë një lojë të barabartë ndaj një fuqie të vërtetë. Ne kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, sepse ata nuk ishin superiorë”.
“Ne nuk jemi larg ekipit më të mirë në botë, rruga tani është hapur. Ne duhet të mësojmë nga ky Botëror. Për të ardhmen e futbollit tonë, kjo çfarë kemi arritur është shumë e rëndësishme, pasi që nuk kemi arritur me dekada një sukses të tillë”, deklaroi Tabarez pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...