Secco: I pata në dorë Cassanon, Mascheranon dhe Van der Vaart

dardanmiftari | Thursday, July 22, 2010 | 0 Komente

Ish-drejtori i Juventusit, Alessio Secco, ka zbuluar se ai kishte një kuti të pandorës përplot me lojtarë të klasit botëror, një kuti që kurrë nuk është hapur për shkak të kolapseve në momentet e fundit.
“Lojtarët që i pata në dorë? Mascheranon në janar të vitit 2007. Unë e mora atë dhe ai do të vinte si huazim edhe në Serie B. Por, më është thënë se marrëveshja nuk mund të ndodhë për shkak se pronësia e tij mbahej mes njerëzve dhe klubeve, ndërsa Juventusi e kishte një kod etikal. Ai filloi të qante, por pak kohë më pas, Liverpooli e transferoi”.
“Të tjerët që ishin pranë transferimit? Van der Vaart në verën e vitit 2009. Dhe më pas Cassano dy apo tri vite më parë, unë e pata atë në dorën time. Kishte perpleksitet në llogari të dikujt, por unë e dija se Cassano nuk është i keq”, deklaroi Secco për La Stampa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...