Sneijder falënderon Nerazzurët

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Wesley Sneijder ka falënderuar të gjithë tifozët e Interit për mbështetjen që i kanë dhënë atij në kohën kur ai po përgatitet për finalen e Botërorit ndaj Spanjës.
“Së pari, ju faleminderit. Ju faleminderit sepse unë ndjeva një afeksion në të cilin tifozët e Interit më ndoqën gjatë gjithë suksesit në Botëror. Unë e di se ju më mbështetët larg nga këtu, një gjë e mirë dhe afeksionuese edhe pse këtu jam duke e bartur fanellën e Holandës”.
“E diela është finalja e katërt në shtatë muaj fantastikë. Pas Romës, Sienës dhe Madridit, tri vende të paharrueshme të suksesit Nerazzur, unë do të përballem me Spanjën në një ndeshje që secili fëmijë e ëndërron që nga momenti kur ai e blen topin e parë. Unë jam i bindur se do ta ndjej mbështetjen e tifozëve të Interit që nga momenti kur do të hyj në fushë. Si gjithmonë, unë do të jap më të mirën për të mos ju zhgënjyer. Shihemi, i juaji Wesley”, thuhet në një letër të Sneijder për faqen zyrtare të kampionit të Evropës, Inter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...