Vanables: Puyol pika e dobët e Spanjës

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Terry Vanables, beson se Carles Puyol është pika e dobët e Spanjës para finales së madhe që zhvillohet nesër në stadiumin Soccer City të Johannesburgut.
“Nuk ka dyshim se Carles Puyol është mbrojtës i shkëlqyer. Por, ndodh që ylli i Barcelonës dhe partneri i tij Gerard Pique kanë apetit për të luajtur më shumë futboll se që duhet. Asgjë nuk është e gabuar këtu, pasi që të dy kanë kontroll të mirë të topit. Por, ata shpeshherë bëjnë dy ose tri prekje të tepërta të topit të cilat janë të mjaftueshme për ta vënë veten në rrezik. Së bashku me mbrojtësin e djathtë, Sergio Ramos, besoj se në ta ekziston një gabim më vete”.
“Ata nuk kishin telashe ndaj gjermanëve defensivë, por nëse holandezët bëjnë presion, atëherë ata mund të shpërblehen, sidomos kur e ka topin Iker Casillas. Holanda mund të mësojë nga gabimet e gjermanëve dhe ta fitojë finalen. Nëse Robin Van Persie bën presion në mbrojtjen e dobët të lartpërmendur dhe nëse Wesley Sneijder e detyron mesfushën e Spanjës ta mbajë topin në fushën e vet, atëherë do të jetë shumë e vështirë për kampionin e Evropës”, deklaroi Vanables për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...