United, 12 milionë funte për Ozil

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Manchester Unitedi po planifikon të lansojë së shpejti një ofertë prej 12 milionë funtesh për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil.
Për Ozil janë të interesuara më se 10 skuadra, por në pole pozicion janë Manchester Unitedi dhe Real Madrid. Djajtë e Kuq po mendojnë ta befasojnë Realin me një ofertë prej 12 milionë funtesh për Ozil, pasi që madrilenët nuk janë në disponim për të shpenzuar tani dhe dëshirojnë të arrijnë një parakontratë me lojtarin, në mënyrë që ai të transferohet në parametra zero sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, thuhet se Werder Bremeni është i gatshëm të bisedojë me Unitedin, dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Ozil mund të vendoset shumë shpejtë, brenda dy javësh, apo ndoshta edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...