Van der Vaart ka besim para finales
Mesfushori i Real Madridit, Rafael Va der Vaart ka thënë se Holanda meriton respekt për arritjen e finales së këtij Botërori.
“Ky ekip ka një seri prej 25 fitoreve radhazi dhe ne meritojmë respekt. Ne jemi një ekip më solid se në Gjermania 2006. Ne do të tentojmë të luajmë mirë, por nuk do të jetë gjithnjë e mundshme sepse disa kundërshtarë nuk na e lejojnë këtë. Ne nuk jemi një ekip defensiv dhe kurrë nuk kemi ndryshuar mënyrën se si luajmë. Ne kemi luajtur mirë”.
“Ekipet holandeze të viteve ’74 dhe ’78 janë legjenda të cilët kanë pasur shumë ndikim në ne, por ky grup po e krijon historinë e vet. Ne duam ta fitojmë Botërorin. Ne kemi pasur besim që nga dita e parë dhe kurrë nuk kemi menduar ndryshe. Na ka mbetur vetëm edhe një ndeshje. Ne kurrë nuk kemi dyshuar në vetvete që prej gjashtë javësh sa jemi këtu. Ne e kemi ditur se kemi gjasa. Ne kemi lojtarë të cilët luajnë për ekipet më të mira në Evropë”, deklaroi Van der Vaart.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente