Ancelotti: Të harrohen zhgënjimet e KB

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, u ka bërë thirrje lojtarëve që të harrojnë zhgënjimet e Kampionatit Botëror, pasi që së shpejti fillon sezoni i ri.
“Unë mendoj se ne duhet t’i kthejmë mendjet tona në fund të sezonit të kaluar. Sezoni ynë ishte shumë i mirë dhe ne patëm shumë kënaqësi, ndërsa tani duhet ta ripërsërisim atë. Botërori ishte tregim tjetër për ata dhe tani ne po krijojmë atmosferë të mirë”.
“Të fitojmë më shumë trofe se sezonin e kaluar do të jetë e vështirë. Të gjithë presin nga ne të bëjmë më të mirën por është e vështirë që në futboll gjërat të ripërsëriten. Ne kemi synimin e njëjtë si vitin e kaluar, të qëndrojmë në gara të ndryshme. Por, vitin e kaluar u eliminuam shumë herët nga Liga e Kampionëve, kështu që duhet të bëjmë më mirë tani”, ka thënë Ancelotti për The Guardian, duke shtuar se ai pret që Peter Cech dhe Didier Drogba të jenë të gatshëm në fillim të sezonit të ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...