Ashley Cole kërkon Realin

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Sipas News of the World, Ashley Cole ka kërkuar nga Carlo Ancelotti që ta lejojë atë të largohet në drejtim të Real Madridit.
Mësohet se Cole ia ka bërë të ditur kërkesën e tij trajnerit në një nga stërvitjet, për shkak se ai nuk po mund të jetojë më në Angli, sidomos pas cenimit të jetës së tij private nga mediat.
“Ishte një takim vërtet emocionues, por Ashley Cole e bëri të qartë se ai për shkak të situatës së tij personale është më mirë për të që të largohet nga klubi. Ai i ka thënë Ancelottit se ai është shumë i pikëlluar që duhet të largohet dhe se ishte privilegj që luajti për klubin në një kohë aq të rëndësishme të historisë së tij. Ashleyt i është thënë që të takohet me drejtorët, gjë të cilën ai ende nuk e ka bërë dhe ai ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për t’u transferuar”, tha një burim pranë Chelseat për News of the World.
Ndërkohë, i pyetur rreth zhvillimeve të fundit agjenti i Cole, David Manasseh, tha se ai nuk mund t’i komentojë ato.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...