Webber fitimtar në Hungari

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Mark Webber i Red Bull është fitues i garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë prapa tij Fernando Alonson e Ferrarit dhe kolegun e tij te Red Bull, Sebatian Vettel.
Në pozitën e katërt u radhit Felipe Massa i Ferrarit dhe natyrisht befasia është rusi Petrov, i cili zuri vendin e pestë. Kampioni aktual Jenson Button u rendit vetëm në pozitën e tetë, ndërsa dëshpërues ishte edhe Michael Schumaher që nuk mund të shkonte më lart se vendi i 11-të.
Dhe natyrisht, pyesni veten se ku gjendet pretendenti për titull, britaniku i McLaren, Lewis Hamilton? Hamilton për dallim nga ngasësit tjerë, në vend se të vazhdonte garën, preferoi që në xhiron e 24-të të shëtiste nëpër barin e bukur të pistës në HungaroRing. Si pasojë e kësaj, Hamilton doli nga gara dhe dështoi të fitonte pikë, gjë që natyrisht se do t’i kushtojë në fund në luftën për titull kampioni.
Me që jemi te gara për titull kampioni, Mark Webber ka marrë kryesimin, duke lënë prapa dy pilotët e McLaren, Lewis Hamilton dhe Jenson Button, kurse i katërti është Sebastian Vettel. Fernando Alonso është ende në garë për titull edhe pse okupon vetëm pozitën e pestë.
Në renditjen për konstruktorë, Red Bull po shkel skuadrën angleze McLaren, pasi që gjendet në pozitën e parë me 312 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...