Barcelona e zhgënjyer për Cesc
Barcelona e ka pritur me zhgënjim disfatën në luftë për firmën e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, pasi që ky i fundit me anë të një deklarate për shtyp ditë më parë ia besoi të ardhmen e tij klubit nga Emirates.
“Në shenjë të lëshimit të komunikatës për të ardhmen kontraktuale të Cesc Fabregas, FC Barcelona shpreh pendesë të madhe për vendimin e Arsenalit për ta konsideruar lojtarin të pashitshëm dhe për mosshqyrtimin e asnjë prej ofertave të propozuara. Asnjë prej ofertave, në asnjë mënyrë, nuk e kaloi shumën 40 milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi katalanas.
Barelona ka qenë që prej disa muajsh në kërkim të Fabregas dhe për këtë ka përdorur strategji nga më të ndryshmet, duke filluar nga ofertat, deklarata nxitëse të lojtarëve dhe shumë metoda tjera, të cilat u treguan joefikase në operacionin “Cesc”.
Category: Futboll
0 Komente