Menezes t’i japë fund pragmatizmit

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i ri i Brazilit, Mano Menezes, dëshiron që Brazili të luajë përsëri futboll sulmues, për ta lënë menjëanë pragmatizmin e treguar nga ish-përzgjedhësi, Carlos Dunga.
“Ne do ta shpëtojmë stilin tonë. Brazili ka mënyrën e vet të lojës. Ne duam ta rikthejmë traditën e të qenit protagonist dhe të ndalojmë së qeni aktorë që kërkojnë gabimet e rivalëve. Bota luan tani më shumë si Brazili dhe ne e kemi distancuar veten nga kjo”.
“Më pëlqen të luaj 4-3-3 ose 4-2-3-1, sikurse që luajti Gjermania me tre kreatorë dhe si Spanja që bëri një futboll të mrekullueshëm. Ne mund të luajmë kështu, sepse talenti është këtej pari”, ka thënë Menezes që do të debutojë ndaj SHBA-ve të martën e ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...