Spalletti: Mourinho nuk ka ndjenja

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka sulmuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke aluduar se ai e ka përbuzur futbollin italian.
“Mourinho ishte tepër i mençur. Ai fitoi gjithçka, ai tha çfarë ka pasur për të thënë, ai na mori për një xhiro, fitoi gjithçka, përfitoi atë që kërkoi dhe tha lamtumirë, e më pas iu bashkua Realit”.
“Aty rifillon loja e tij. Ai është i ftohtë si vrasës. Ju nuk mund ta vëni në pikëpyetje si profesionist që është. Por, ku po i mbajmë ndjenjat? Unë gjithmonë i kam bërë zgjidhjet e mia me zemër, jo me kokë dhe jam krenar për këtë”, deklaroi Spalletti për La Gazzeta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...