Silva: Jam i lumtur te Milani

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Thiago Silva ka këmbëngulur edhe njëherë se ai është dhe do të mbetet lojtar i Milanit, pak ditë pasi u spekulua për një interesim të Real Madridit.
“Unë jam i lumtur këtu. Gattuso, Nesta dhe të gjithë të tjerët flasin mirë për mua. Unë jam i kënaqur me këtë edhe me interesimin e Real Madridit, por unë shpresoj të qëndroj te Milani deri në vitin 2014”, theksoi Silva.
Nga ana tjetër faqja zyrtare e Milanit ka konfirmuar se sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar është rikthyer në stërvitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...