Mourinho: Ronaldo si Zanetti

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përgëzuar ‘mikun’ e tij Sir Alex Ferguson, për punën që ka bërë me ish-superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, duke e krahasuar këtë të fundit me legjendën e Interit, Javier Zanetti.
“Jorge Mendes (agjenti i Mourinhos dhe Ronaldos) punon me mua dhe me Ronaldon dhe ne gjithmonë flasim shumë për Cristianon. Për më shumë, ka pak trajnerë të cilët i kam miq dhe Sir Alex Ferguson është një prej tyre. Me të bisedova gjithashtu për Ronaldon”.
“Ai më tha se ‘djaloshi’ siç e quan ai, ka mënyrë të çmendur të punës. Pasi e pashë për së afërmi, mendoj se është mbresëlënëse për një lojtar si ai që asnjë nuk e ka statusin si të tij, të punojë më shumë se ai”.
“Unë kam pasur shumë lojtarë me përvojë, shumë të moshuar, që ishin shembuj. Javier Zanetti, Ivan Cordoba, Marco Materazzi, gjithashtu e treguan këtë. Këtu e kam Cristianon dhe nga mënyra si punon, është e lehtë të kërkoj atë që dua nga të tjerët, duke parë përkushtimin në punë”, tha Mourinho për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...