Milani do vuajë për pozitën e katërt
Me vetëm dy javë pa filluar Kampionati italian, Serie A, jo të gjithë presin që skuadrat e zakonshme të luftojnë për vendet e para në elitën e futbollit italian.
Eugenio Ascari, një agjent dhe ekspert i njohur në futbollin italian dhe latino-amerikan, tashmë ka përjashtuar çdo mundësi që Milani të përfundojë në një nga katër pozitat e para.
“Siç qëndrojnë aktualisht gjërat, mendoj se Milani është një hap prapa Romës dhe Interit. Nëse shohim atë që ka ndodhur në afatin kalimtar veror, mendoj se ata do të duhet të luftojnë për pozitën e katërt me skuadra si Genoa, Napoli dhe Fiorentina”, theksoi Ascari për Milannews.it.
Hera e fundit që Rossonerët dështuan të kualifikoheshin në garën më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve, ishte në vitin 2008.
Category: Futboll
0 Komente