Abramovich të bëjë shkurtime financiare

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Miliarderi dhe pronari i Chelseat, Roman Abramovich, u ka thënë drejtuesve të klubit nga Londra Perëndimore, se tashmë kanë mbaruar ditët e shpenzimeve marramendëse për Blutë.
Kjo do të thotë se lojtarëve do t’u reduktohen fitimet nga bonuset, që automatikisht është shkurtim i pagës. Gjatë javës, drejtori Bruce Buck, qëndroi në qendrën stërvitore në Cobham, ku ka njoftuar lojtarët dhe trajnerët se transferimet e reja do të vijnë nga paratë që ka gjeneruar klubi nga sukseset e ekipit.
Sidoqoftë, nga kjo politikë e re e rusit Abramovich nuk janë prekur lojtarët që kanë nënshkruar kontratat e tyre para vitit 2009, pasi që ata do të vazhdojnë të fitojnë bonuset, ashtu siç është e paraparë në kontratën e tyre.
Këto shkurtime financiare te Chelsea vijnë pak pasi është njoftuar se kompanitë e Abramovich janë në krizë të thellë financiare, ashtu si në borxhe marramendëse.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...